Çelsi lë belgun pa “numër”, Lukaku akoma më afër largimit nga “blutë”

Tashmë gjithçka është vendosur nga “bordi” i Çelsit dhe Lukaku shumë shpejt pritet të largohet nga skuadra, teksa destinacioni i tij i radhës ende nuk dihet, me shkëmbimin Romelu-Vlahoviç që është akoma një mundësi, por dhe arabët janë të gatshëm të transferojnë “shtatlartin” belg.

Pas publikimit të numrave zyrtarë të fanellave për sezonin e ri u vu re mungesa e tre emrave, Romelu Lukaku, Hakim Zijek e Hudson-Odoi, me të tre këta lojtarë që janë vendosur në shitje këtë merkato vere. Ndërkaq, përsa i përket numrave në fanellë, numër të ri mori dhe “legjionari” i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili mori numri “19”, numër që më parë mbahej nga “fantazisti” Mejson Maunt, ndërsa numrin e Brojës e mori Kristofer Nkunku.

 

sfidanti.al