I “mbijetuari” i fundit, Nejmar kërkon largimin nga PSG

Pas largimit të Lionel Mesit dhe me “super yllin” francez, Kiljan Mbape në prag largimi nga “gjigandët” francezë të PSG i vetmi i “mbijetuar” nga treshja e sulmit “MNM” mbetet “ylli” brazilian, Neymar, por duket se dhe “aventura” e këtij të fundit do të vazhdojë diku tjetër.

Sipsa raportimeve më të fundit nga prestigjiozja francez, “L’Equipe”, Nejmar i ka kërkuar personalisht Presidentit Al-Kelaifi shitjen e tij, me vetë Presidentin që është dakord me largimin e “yllit” brazilian, vetëm nëse për këtë të fundit “derdhen” minimalisht 50 milionë euro. Dëshira e brazilianit është të rikthehet te “katalanasit’ e Barcelona, por në gjendjen e vështirë ekonomike, në të cilën ndodhet klubi spanjoll, transferimi nuk ka gjata të ndodhë, të paktën deri në këtë moment të merkatos.

 

sfidanti.al