Kejn vendos afatin, kalim te Bajern ose largohet si lojtar i lirë

E nisur që në fillimin e merkatos së verës, duket se “saga” e Herri Kejn do të përfundojë këtë të dielë, me vetë “bomberin” që i ka vendosur klubit “ultimatumin”, skuadrës së tij, në mënyrë që këta të fundit të marrin një vendim.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, “rekordmeni” anglez i ka bërë të qarta synimet e tij me klubin, ose Bajern Mynih do të arrijë marrëshjen ose Kejn do të qëndrojë në Londër edhe për një sezon e më pas do të largohet nga Totenhem, si një lojtar i lirë. Oferta e fundit e refuzuar nga Presidenti i Totenhem, Daniel Levi mban shifrën e 100 milionë eurove, 29 më pak seç kërkon ai për kartonin e Kejn, por me dëshirën e këtij të fundit për t’u larguar, klubi mund të pranojë dhe ofertën e “bavarezëve”.

 

sfidanti.al