Gjest fisnik i Bufonit, refuzon bluzën me nr 1  dhe shiritin e kapitenit

Tifozët e Juventusit kanë se përse të gëzohen gjatë kësaj vere, pasi ky klub u përforcua me disa emra “tingëllues”, midis tyre edhe me legjendën e këtij klubi, Xhanluixhi Bufon, që u kthye në Torino pas një viti që luajti në Paris me PSZH-në.

Dihet se ky portier legjendar italian ka një karakter pozitiv, kështu që ai nuk bëri asgjë tjetër, veçse e konfirmoi edhe një herë tjetër atë, kur refuzoi bluzën me nr.1 që i ofroi atij portieri nr.1 i Juves, polaku Vojçeh Shezni, dhe shiritin e kapitenit që i ofroi atij qendërmbrojtësi Xhorxho Kielini.

Bufoni pranoi që të fitoi një milion euro në sezon te Juvja, vetëm që të kthehej edhe një herë tjetër në “shtëpi”.

Sfidanti.al