Një ditë mbas humbjes 0-2 së Argjentinës ndaj Brazilit në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, doli një lajm që ngriti shumë “pluhur” në opinionin publik sportiv. Argjentinasit, në fakt, u tërbuan mbas eliminimit të tyre, ndërkohë që pretenduan se gjyqtari Rodi Zambrano i Ekuadorit nuk u dha atyre dy penallti të pastra, madje ai as nuk dënjoi që të kërkonte këshillën e VAR-it.
Më pas, u tha se sistemi VAR kishte patur probleme teknike para fillimit të ndeshjes, por, sidoqoftë, mospërdorimi i tij ndikoi te rezultati i ndeshjes mes dy përfaqësueseve më rivale latinoamerikane.
Portali “Globo” zbuloi diçka më shumë: shërbimi i sigurisë së presidentit brazilian, Zhair Baolosonar, që ishte i pranishëm në ndeshjen e mësipërme, shfrytëzonte të njejtën radiofrekuencë si ekipi i gjyqtarëve!
Kompania e telekomunikacionit “Antel” vuri në dukje se problemi u zgjidh, por sidoqoftë, për shkak të situatës së dyshimtë të krijuar, zbulimi i lartpërmendur u konsiderua si një lajm skandaloz.
Sfidanti.al