A ka ndeshje me të bukur paralajmëruese për një sezon eksitues të ardhshëm sesa ajo që do të zhvillohet që në raundin e parë të Premier Ligës, kur në “Old Trafford” do të vihen përballë Mançester Junajtidi dhe Çelsi ose dy ish-futbollistë të këtyre dy klubeve, Ole Solskjer dhe Frenk Lampard, por tani si trajnerë.
Sezonin e kaluar Junajtidi caktoi si trajner në gjysmë të sezonit Ole Gunar Solskjerin, ndërkohë që dje në krye të “bluve” të Londrës u vendos legjenda Frenk Lampard.
Shorti deshi që Çelsi të ndeshet në Mançester me Junajtidin që në raundin e parë dhe kjo ndeshje pritet me intresim të madh që të shihen përballë njeri-tjetrit dy ndër ekipet më të mirë të Premier Ligës, të drejtuar nga dy ish-futbollistët e tyre më të mirë. Ndeshja në fjalë do të luhet në “Old Trafford” më 11 gusht.
Sfidanti.al