Mund të jetë fundi i një epoke, sinjali i kohës që po largohet, Sepse pas në këto 15 vite nuk kishte ndodhur kurrë që as Cristiano Ronaldo e as Lionel Messi të mos arrinin gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, deri tani ose njëri ose tjetri ka qenë i pranishëm në këtë fazë të kompeticionit, madje edhe në finalen e tij.
Eliminimi i Barcelonës me rezultatin turpërues 8-2 nga Bayerni dhe ai Juventusit nga Lyoni, duket se kanë shënjuar fatet e dy yjeve të futbllit që për vite të tëra kanë rivalizuar për trofeun më të lakmuar në botë dhe që për një periudhë të gjatë kohe kanë sfiduar njëri-tjetrin me gola dhe Topat e Artë të Fituar. Herën e fundit që dy protagonistët absolutë në futbollin e Kontinentit të vjetër nuk arritën në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve ishte në sezonin 2005/2006. Që nga ai moment ka pasur një sfidë në rritje të vazhdueshme mes tyre
Për më tepër, për herë të parë që nga sezoni 1990-91 që në gjysmëfinale nuk ka skuadra italiane apo spanjolle. Ndërsa për herë të parë që nga 2006/2007 nuk ka skuadra spanjolle në gjysmëfinale. Për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messi është e sigurt se duhet të rinisin gjithcka nga e para me skuadrat e tyre që do të duhet të bëjnë një revolucion të madh për të qenë sërish në elitën e futbollit evropian.
Sfidanti.al