MotoGP, në Austri pole position është i Vinales

Maverick Vinales konfirmohet piloti më i shpejtë në pistën e Spielberg duke fituar pole position në Cmimin e Madh të Austrisë. Piloti i Yamahës  e përshkoi pistën austriake me kohën 1 minutë 23 sekonda dhe 450 të mijtat duke lënë pas Jack Miller me Ducati Pramac dhe në të tretin Fabio Quartararo. Për pilotin spanjoll ky është pole positioni i parë në këtë sezon të Botërorit të MotoGP.

Një motor Ducati u rendit pas pilotit spanjoll dhe bëhet fjalë për Jack Miller në vendin e dytë, ndërkohë që në vijën e parë të startit do të jetë edhe lideri i botërorit Fabio Quartararo me Yamaha Petronas që ka lënë pas në pozicionin e katërt Andrea Dovizioso me Ducatin zyrtar.

Nuk u paraqit shumë mirë Valentino Rossi. Doktori që arriti të kualifikohej në sesionin e dytë të provave do të nisë garën nga vendi i 12.

Sfidanti.al