Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Andrea Dovizioso nuk do të jetë më pilot i Ducatit. Ishte menaxheri i pilotit italian, Simone Battistella që konfirmoi gjithcka. ‘I komunikuam Ducattit se Andra nuk ka ndërmend të vazhdojë me këtë skuadër në vitet e tjera. Ai tani dëshiron që të përqendrohet në garat e ardhshme, por nuk ka kushte që të vijojë bashkëpunimin me Ducatin-tha Battistella
Lajmi për largimin e Dovizios nga Ducati pas 8 sezonesh ishte si një rrufe në qiell të hapur dhe erdhi në një moment kur gjërat për pilotin nga Fori në drejtimin e motorit u përmirësuan. Battistella theksoi gjithashtu se Dovizioso nuk do të largohet nga MotoGP edhe pse ende nuk kanë nisur bisedime me skuadra të tjera.
Lajmi i largimit të Doviziosos nga Ducati u komentua edhe nga Drejtori Sportiv i skuderisë italiane, Paolo Ciabatti. ‘E prisja, është për të ardhur keq sepse kemi qenë bashkë për 8 vjet duke fituar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë-tha Ciabatti-për fat të keq nuk ishin kushtet për të vazhduar, vullneti ynë është që të marrim maksimumin. Ishte Dovizioso që na komunikoi të mos nisnim tratativat me të, nuk kam se cfarë të shtoj tjetër. Nuk mund të jemi të kënaqur me këtë moment, por dua të shoh anën pozitive të raporteve që kemi pasur me Andrean’.
Sfidanti.al