Bajern vendos, zgjidhet Mamardashvili për post-Nojer

Spanjollët e Valencia kaluan një sezon katastrofik, edicionin e shkuar të La Ligas, ku mund të thuhet me plot gojë se protagonist absolut i mbijetesës së skuadrës në elitën e futbollit spanjoll është portieri gjeorgjian, Xhorxhi Mamardashvili, me këtë të fundit që ka impresionuar jo pak “gjigandët” e skenës evopriane.

Ndër të interesuarit për shërbimet e “shtatlartit” gjeorgjian janë dhe “bavarezët” e Bajern Mynih, të cilët e shohin Mamardashvilin, si zëvendësuesin perfekt të “veteranit”, Manuel Nojer, i cili në moshën 37-vjeçare dhe sidomos pas një dëmtimi afatgjatë, nuk e ka më atë shkëlqimin e dikurshëm e për këtë aryse Bajern do gjeorgjianin e për këtë aryse ka vendosut të derdhë në arkat e Valencias plot 30 milionë euro, 5 më shumë se vlera e kartonit të gjeorgjianit.

 

sfidanti.al