Lukaku i bën gropën vetes, belgun e do vetëm Arabia

Teksa “zikaltërit” e Inter ishin shumë pranë risjelljes së “bomberit” belg, Romelu Lukaku në skuadrën e tyre, gjërat morën një rjedhë totalisht tjetër, me sulmuesin që kishte prej kohësh kontakt me “bardhezinjtë” e Juventus, gjë e cila nga klubi i Milanos konsiderohej e papranueshme e për këtë aryse bordi i Inter u tërhoq nga kartonin i belgut.

Mirëpo, për kartonin e tij nuk janë tërhequr vetëm “zikaltërit”, pasi dhe skuadra e Juventus duket se nuk do të transferojë belgun, pasi fillimisht duhet përfunduar shitja e Dushan Vlahoviç e më pas të nisin negociata me Çelsin. Në krahun tjetër, “blutë” e Londrës raportohet se kanë marrë një ofertë prej 50 milionë eurosh për belgun nga skuadra e Al-Hilal, ofertë që është pranuar nga “blutë” dhe tashmë gjithçk është në dorën e belgut për të vendosur për të ardhmen.

 

sfidanti.al