Vetëm 1 ditë pasi në lajme u raportua se “gjigandët” francezë të PSG kanë risjellë në Paris, “fantazistin” holandez, Ksavi Simons, për vetëm 6 milionë euro, tashmë kampionët e Ligue 1 kanë vendosur të bëjnë një tjetër lëvizje për talentin “tulipan.
Ky i fundit mësohet se do të nisë një “aventurë” të re këtë sezon, por siç pritej në fillimin jo në Francë, por në Bundesligën gjermane, aty ku pritet të huazohet te “demat” e Lajpcig, në formën e një huazimi të thkesht për vetëm një sezon, me shpresën se do të përsërisë sezonin e shkuar ku arriti të shënojë 22 e të dhurojë 9 gola të tjerë.
sfidanti.al