Adidas bën prezantimin e topit zyrtar të Kampionatit Evropian të Futbollittë vitit 2020. Do të quhet ‘Uniforia’ dhe është ndërthurja e fjalëvve bashkim dhe eufori, dy elementë kyc të evenimentit më të rëndësishëm evropian të vitit të ardhshëm. Për krijimin e këtij topi, frymëzim ishte vlera që ka përfshirja që do të jetë në qendër të kompeticionit.
Në fakt Euro 2020 do të zhvillohet në 12 shtete të ndryshme në Kontinentin e Vjetër dhe UEFA shpjegon se jo rastësisht dizenjo e topit nënvizon në mënyrë metaforike bashkimin e kombeve me ura lidhëse mes tyre dhe me linjat e sfumuara që përfaqësojnë shkrirjen e kufijve.
Sfidanti.al