Përshëndetja ushtarake e Turqisë; Erdoan akuzon UEFA për diskriminim

Muajin e kaliuar Turqia shkaktoi shumë polemika për shkak të përshëndetjes ushtarake të futbollistëve të saj të kryer në ndeshjet me Shqipërinë dhe Francën dhe  që përkuan me nisjen e sulmeve të ushtrisë turke ndaj kurdëve në veri të Sirisë. UEFA nisi hetimet në lidhje me këtë  cështje për provokim të mundshëm politik, dicka që nuk është pëlqyer aspak nga presidenti I vendit Rexhep Taip Erdoan.

Ky I fundit doli në një konferencë për shtyp, një ditë përpara nisjes së vizitës së tij në Hungari ku ngriti akuza në drejtim të qeverisë së futbollit evropian për diskriminim në drejtim të  futbollit turk teksa tha se sportistët ushtruan të drejtën e tyre natyrale për të përshëndetur ushtarët pas një fitoreje.

‘Sportistët që përfaqësojnë vendin tonë jashtë kufijve, janë viktima të një fushate persekutimi që është  bërë që nga nisja e operacionit-tha Erdoan në fjalën e tij-refuzojmë sjelljen diskriminuese, të padrejtë dhe politik kundrejt përfaqësueses sonë dhe klubeve tona’.

Sfidanti.al