Strakoshën dhe Lacion i braktis fati, Europa duket larg!

Sëlltiku i stadiumit “Olimpiko” u duk si Sëlltiku i 40 apo 50 viteve më parë, si atëherë kur luante ndaj Partizanit të Tiranës dhe të paharruarit Agim Murati. Kishin kaluar shumë e shumë kohë që nga “trimëria” e fundit, dhe ja ku u përsërit në Ligën e Europës. Kampionët e Skocisë triumfuan në fushën e Lacios 2-1 dhe u kualifikuan për në turin e dytë. Tomas Strakosha në portë (në foto) dhe shokët e tij e patën edhe fatin kundër, dhe tani janë vetëm një hap larg eleminimit me turp, edhe pse duhet thënë se synimi kryesor këtë sezon është Seria A, dhe kualifikimi për në Champions vitin tjetër.

Gjithsesi, duhet thënë se Sëlltiku i “Olimpikos” nuk ishte si ai i sezonit 1979-1980, kur pas humbjes në “Qemal Stafa”, u arrit deri në çerekfinale të Kupës së Kampionëve, dhe u trondit vetë Reali i Madridit, me disfatën 2-0 që iu shkaktua në “Sëlltik Park”. Sëlltiku i trajnerit Lenon, sot, pati fat pasi Lacio sulmoi gjatë gjithë kohës, dhe humbi rastë të pastër. Bëri vetëm një gjuajtje në portë, që ishte gol, në pjesën e parë, dhe luajti po kështu edhe pas pushimit. Sidoqoftë, fitore e madhe e futbollit skocez, që kishte humbur shumë nga imazhi i tij vitet e fundit.

Sfidanti.al