Napoli në mes të ‘luftës’; tifozët kontestojnë futbollistët: Mercenarë!

Tensioneve mes futbollistëve dhe drejtuesve të klubit, iu bashkohen edhe tifozët e Napolit. Rreth 150 persona u shfaqën në San paolo përpara seancës stërvitore të skuadrës  për të kontestuar futbollistët për shkak të rebelimit të këtyre të fundit pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Salzburgut dhe vendimit për t’u kthyer në shtëpi duke thyer rregullin për grumbullimin në skuadër.

Një parrullë e madhe me fjalën ‘Respekt’ u shfaq në pjesën ky hyjnë futbollistët, ndërkohë që nuk munguan as koret e tifozëve ku spikasnin frazas: ‘Meritojmë më shumë’ dhe ‘Futbollistë mercenarë jeni ju’.

Tifozët ultras kënduan edhe kore të tilla si: ‘Vetëm fanela’ dhe ‘Hidhni në fushën e lojës  lojtarët e ekipeve të të rinjve’, ndërkoghë që u hodhën edhe tymosëse dhe bomba karta. Në shënjestrën e tyre janë futbollistët, por tifozët nuk kursyen as presidentin e Napolit, De Laurentis për të cilin kontestimi nis me shprehjen: ‘Po fiton vetëm ti’ që tashmë është kthyer në një refren në San Paolo prej kohësh.

Ndërkaq stërvitja e Napolit filloi mes fërshëllimave dhe britmave të kontestimit nga ana e tifozëve. Sipas personave që ishin të pranishëm në shkallët e San Paolos, futbollistët hynë në fushën e lojës pa I përshëndetur. Gjatë stëvitjes, për cdo top të prekur nga insinje, Mertens , Kajehon dëgjoheshin fërshëllima dhe britmat ‘largohu, largohu’.

Sfidanti.al