Cilat janë “plagët e vjetra” të Antonio Kontes tek Interi?!

Jepen tre emra, që po të ishin marrë do ta kishin ndryshuar situatën. Gjatë verës, Antonio Konte kërkoi nga drejtuesit e Interit që të sillnin në “San Siro” edhe Edin Xhekon (ose Fernando Jorenten) e Arturo Vidalin. Tre kandidatura për dy vende, një në mesfushë e një në sulm. Në atë kohë nuk u bë gjë, dhe mesa duket presidentui Çan dhe drejtori Marota i thanë trajnerit se do të kishte përforcime në janar, dhe se lojtarët në dispozicion do të mjaftonin për fazën e parë.

E vërteta është që nuk po mjaftojnë, të paktën për objektivat që ka Interi, që të dalë kampion i Italisë dhe të synojë Championsin. “Bëra gabim që besova në disa gjëra gjatë verës”, – ishin fjalët e trajnerit zikaltër. Xheko do të ishte në krah të Lukakut dhe Aleksis Sançezit, pas largimit të Mauro Ikardit, por milanezët nuk e morën dot për 20 milionë euro. Konte kërkoi Jorenten që e njeh që prej kohës së Juves. As kjo gjë nuk u bë, dhe po ashtu dështoi tentativa për Vidalin, një tjetër njohje e tij. Jorente dhe Xheko dështuan si mundësi sepse Ikardi u largua shumë vonë.

Shpresohet që Vidal të vijë në janar, pasi Konte ka nevojë për një mesfushor me përvojë, me personalitet dhe që mund të shënojë gola, për ta pasur në krah të Barelës dhe Sensit. Edhe kileni dështoi në verë sepse Borha Valero nuk u largua.

Sfidanti.al