Në futboll rëndësi ka të fusësh topin në rrjetë. Jo vetëm kaq, por edhe që momentet e diskutueshme të interpretohen me të drejtë apo jo, në favorin tënd. Franca i pati të dy këta elementë në krahun e vet në finalen e Ligës së Kombeve që fitoi 2-1 ndaj Spanjës në “San Siro” të Milanos.

