Skema e tij është 4-2-3-1 dhe trajneri thotë se kjo skemë i ka dhënë stabilitet ekipit. Gjermania është e fortë, siç pohon Hansi Fliku dhe siç ia ka thënë edhe paraardhësi, Joakim Lëv. Ndërsa tekniku i tanishëm flet shpesh me Lëvin, ai ka vendosur rregullat e tij në skuadër. “Komunikim, drejtësi, ndershmëri, – thotë ai, – ekipi është si një familje”. Hansi Flik e di se në kushtet e tanishme nuk është e lehtë të mendosh për të fituar Kupën e Botës në 2022, por nuk ka rrugë tjetër. “Askush nuk do të na kuptonte nëse do të thoshim se po bëhemi gati për Botërorin 2026, – tha ai, – as nuk mund të jemi si parapërgatitje për Europianin 2024. Ne duhet të luftojmë për Kupën e Botës, edhe pse jemi në fillim të punës”. Një vlerësim të lartë Hansi Flik ka për Hofenhajmin, një klub që shpesh sulmohet nga tifozët gjermanë sepse ka pronar privat aksionesh. “Tek Hofenhajmi dalin kaq shumë trajnerë të mirë, duke punuar me Bernhard Petersin dhe Ralf Rangnikun, – thotë Fliku, – kjo sepse klubi ka strukturat e duhura, ka një ide të qartë të futbollit, sepse trajnerët mbështeten fort. Këtë gjë duhet të bëjë edhe Federata”.
Sfidanti.al