Filozofia e Rehagelit: Nëse Guardiola shkon tek Bohumi, nuk është dot i madh!

Në vitin 2004, ai realizoi ndoshta mrekullinë më të madhe të futbollit në histori, më të madhe sesa përmbysja që Gjermania Perëndimore bëri me Hungarinë në 1954 apo Liverpuli me Milanin në 2005. Greqia, kampione e Europës, ishte vepra e një skuadre të drejtuar nga një trajner që meriton epitetin “Robin Hud”, në këtë rast, një Robin Hud gjerman. Oto Rehagel drejtoi skuadrën edhe me më shumë forcë sesa udhëhoqi Verderin e Bremenit për një kohë të gjatë dhe të suksesshme.

Për historinë e famshme të Europianit në Portugali, Rehagel thotë se askush nuk e mendonte Greqinë si pretendente, por ai kishte besim tek skuadra e tij, udhëhequr nga Traianos Delas. Në fund erdhi fitorja dhe ai u bë një hero në vendin helen. Ai mori emrin “Mbreti Oto”. “Unë jam Mbreti Oto II, – thotë Rehageli, – sepse Greqia pati një Mbret Oto i në vitet 1832 deri në 1862, por ai ishte nga Bavaria”. Në fund, cituar nga “Kikeri”, Rehageli bën një batutë, kur pyetet për trajnerët e sotëm. “Unë kam besim tek lojtarët, pasi trajnerët nuk mund të shënojnë gola, – thotë Otoja, – nëse një trajner nuk ka lojtarë të mirë, nuk ka çfarë bën. Nëse Guardiola do të shkonte tek Bohumi nuk do të mund të fitonte çdo ndeshje”.

Sfidanti.al