Trajneri i Fjurit e tepron: Më i mirë se Aliu, Tajsoni, Ljuisi dhe Kliçko!

Fjala është për Tajson Fjurin, një boksier vërtet të madh, i cili do të hyjë në historinë e peshave të rënda të profesionizmit. Ndërsa afron mbrëmja e së shtunës kur anglezi do të ndeshet në Las Vegas me amerikanin Diontej Uajlder, trajneri i tij, ShugërHill Stjuard (SugarHill Steward) thotë disa fjalë bombastike. “Mendoj se ai ka karakteristikat e Ljuisit, Kliçkos, Aliut, Tajsonit, – tha Stjuardi, – ka cilësitë e gjithë të mëdhenjve të peshave të rënda si dhe forcën mendore të tyre. Ai ka gjithçka që ata kishin, madje edhe më shumë. Tajson Fjuri është një boksier i veçantë dhe do të ketë një vend të veçantë në histori”. Stjuardi ka një lloj përvoje sepse ai ndihmoi xhaxhain e tij të famshëm, Emanuel Stjuard që stërviti Lenoks Ljuisin dhe Vladimir Kliçkon. “Ai i stërviste ata për nokaute dhe u thoshte që të mos e linin fatin në duart e gjyqtarëve”, – tregon trajneri i Fjurit.

Sfidanti.al