Shtypi spanjoll ka më shumë frikë nga Franca, sesa Spanja e Luis Enrikes!

E kuptojmë, që shumëçka bëhet si pjesë e një shfaqjeje, si ajo “mundja” amerikane “gjoja”, ku “mundësit” përplasin njëri-tjetrin edhe me karrige, por askush nuk vdes. E përditshmja spanjolle, “AS” i kushtoi titullin e saj të madh fitores së Francës ndaj Belgjikës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, dhe finalja e “gjelave” do të jetë pikërisht përballë Spanjës. “Franca të fut frikën”, titullon “AS” e Madridit me foton e lojtarëve duke u përqafuar pas golit të Teo Hernandezit. Më i qetë komenti i “Markës”, që shkruan se “tani na takon të luajmë ndaj kampionëve të botës”. Vetë Spanja nuk është më pak, të paktën siç u pa në ndeshjen e saj, kur eleminoi Italinë kampione të Europës në fuqi. Duket se skuadra spanjolle dhe trajneri Luis Enrike kanë më pak frikë nga kundërshtari sesa gazetat madrilene.

Sfidanti.al