Denveri dhe Jokiçi, në finale e Konferencës Perëndimore

Presin Lejkërsat ose Golden Stejtin, por kryesorja është që nuk presin më vetveten. Denver Nagetsat janë sot një skuadër fituese në NBA, falë një Nikola Jokiçi stratosferik dhe falë një ekipi që po mësohet të luajë për suksesin. Ekipi nga Kolorado arriti në finalen e Konferencës Perëndimore falë fitores 125-100 në fushën e Feniks Sansave,

Vazhdoni leximin →

NBA, fitojnë Golden Stejti dhe Nju Jorku!

Golden Steit dhe Nju Jork Niks rihapin garën në gjysmëfinalet e NBA. Kampionët në fuqi të basketbollit amerikan fituan 121-106 sfidën e pestë kundër Los Anxheles Lejkërs, duke ngushtuar në 3-2 rezultatin e serisë. Edhe një herë, heroi i Uorriors ishte Stefën Kerri. Ylli i Golden Steit bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke mbyllur

Vazhdoni leximin →

Një qen bën lëmsh Xhiron e Italisë!

Nuk ishte aspak e lehtë kjo ditë në garën e dytë më të madhe të këtij sporti në botë. Xhiro e Italisë përjetoi një etapë me rrëzime, lëndime dhe të papritura, ndërsa çiklistët e pësuan edhe nga një shkak që nuk e prisnin. Një qen hyri papritur në rrugë, duke bërë që njëri nga më

Vazhdoni leximin →

Euroliga, Partizani për pak eliminoi supermilionerin Real

Përfundoi 98-94 në favor të madrilenët ndeshja e pestë dhe vendimtare cerekfinale e Euroligës. Reali u kualifikuar për në katërshen finale, pas këtij suksesi në fushën e tij me rezultatin 3-2 me fitore, ndërsa Partizani i Beogradit iu afrua shumë mrekullisë. Edhe pse plot me lojtarë të huaj, sërish ekipi serb mbetet me emrin e

Vazhdoni leximin →

Lejkërsat fitojnë ndeshjen e katërt, Kërri nuk mjafton

Ylli kryesor i kampionëve shënoi 31 pikë, kapi 10 topa në tabela dhe shërbeu 14 asistë, në një tripëll dabëll të shkëlqyer në Arenën e Los Anxhelosit, por kjo nuk bëri punë. Golden Stejti humbi 101-104 ndaj Lejkërsave që kryesojnë 3-1 serinë gjysmëfinale të plej ofit në Konferencën Perëndimore. Lebron Xhejms ishte më i miri

Vazhdoni leximin →

Verstapen dhe Red Bulli dominojnë në Majemi!

Fitojnë vetëm ata. Dy pilotët e Red Bullit po dominojnë plotësisht këtë sezon në Formula 1, dhe duket se titulli do të jetë një “çështje familjare”, edhe pse janë zhvilluar vetëm 5 gara deri tani. Maks Verstapen fitoi Çmimin e Madh të Majemit, i ndjekur nga shoku i ekipit, Sergio Perez, me një diferencë të

Vazhdoni leximin →