Chamberlain, njeriu i rekordit të koshit amerikan

Nëse një basketbollist shënon sot 50 pikë për një ndeshje, ky është një lajm i madh, por mendoni pak nëse një lojtar e ka regjistruar këtë shifër mesatarisht për çdo ndeshje që ka zhvilluar në një sezon…çmenduri. Nuk është Michael Jordan, as LeBron James dhe mos mendoni që mund ta gjeni në Golden Staten e rekordeve sepse ai është një lojtar që duhet ta gërkojmë në histori për t’i hequr pluhurin.

Wilt Chamberlain në sezonin 1962 të NBA regjistroi mesataren e frikshme me 50.4 pikë për ndeshje. Ky është sezoni më i mirë i historisë në aspektin individual për një sportist dhe të mendoni që nuk u shpall as “Lojtari më i mirë i sezonit”. Mistere të natyrës…

sfidant.al