“Broja zjarr, u kthye nga lëndimi në fundjavë”. Ky është mesazhi që jep UEFA në profilin zyrtar duke i dhënë sërish hapësirë një shqiptari pas Jasir Asanit. Bombri kuqezi që u rikthye në fushat e blerta pas 9 muajve mungesë është kryefjalë për momentin në Angli, ndërsa në videon e shpërndarë në faqen zyrtarë të UEFA shihen golat e lojtarit kuqezi ndaj Hungarisë dhe San Marinos.
Momente këto tepër speciale, që kanë çuar peshë zemrat e tifozëve kuqezinj. Shpresohet shumë që këto emocione të përsëriten edhe ndaj Çekisë, për të “vulosur” kualifikimin në Europian. Broja do të jetë pjesë e Shqipërisë për sfidën e 12 tetorit kundër Republikës Çeke ku skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të kërkojë të hedhë hapin më të madh drejt Euro 2024.
sfidanti.al