Kupa e FSHB-së, Tirana dhe Besëlidhja përsërisin finalen e titullit

Kupa e Federatës Shqiptare të Basketbollit propozon në finale një tjetër Tirana-Besëlidhja. Pak muaj pasi bardheblutë fituan titullin në dëm të lezhjanëve, në Durrës të premten do të luhet për trofeun e parë të sezonit. Lezhjanët u treguan të papërmbajtshëm në gjysmëfinale ndaj Partizanit, duke i shkatërruar “demat” me rezultat treshifror 108-66.

Në sfidën tjetër, Tirana mposhti me përmbysje Kamzën, duke realizuar një periodë të katërt fantastike. Gjysmëfinalja dhuroi emocione deri në sekondën e fundit dhe ishte skuadra e trajnerit Erkand Karaj q triumfoi me përmbysje në shifrat 91-89 pas një takimi shumë të luftuar. Nesër në orën 17:00 në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” Besëlidhja dhe Tiranën do të përballen në finale për trofeun e Kupës së FSHB-së.

sfidanti.al