Eto’o në telashe, çështja kundër tij përfundon në FIFA

Sërish kaos rreth Samuel Eto’o. Pas rrëfimit shokues të Henry Njalla Quan, (ish-drejtues i Federatës së Kamerunit), i cili në mesin e korrikut të kaluar akuzoi ish futbollistin e Inter, se kishte përzënë faktikisht Andre Onana nga grumbullimi i kombëtares në Botëror, në orët e fundit ka patur edhe një sulm të formalizuar në adresë të Presidentit aktual të Federatës së Kamerunit. Organizata që bashkon klubet kamerunase të futbollit, “Liga profesioniste e futbollit të Kamerun”, i është drejtuar me një letër të hapur Presidentit të FIFA-s Gianni Infantino si dhe Presidentit të Konfederatës Afrikane të Futbollit: Patrice Motsepe, ku ju kërkojnë të nisin një procedim kundër Eto’o që akuzohet për korrupsion dhe të tjera skandale.

Në tekstin e letrës së drejtuar nga Liga kamerunase për Infantinon janë listuar edhe rastet specifike, mbi të gjithë fakti që Eto’o në qershor të 2022 pranoi se kishte mashtruar organet fiskale spanjolle për 3.8 milionë euro gjatë viteve te Barcelona. Dhe u dënua me 22 muaj burg, dënim ky që i është lënë me kusht për 5 vjet. Jo vetëm kaq pasi Liga e Kamerunit kujton episodin kur Eto’o sulmoi një YouTuber algjerian pas ndeshjes Brazil-Kore e Jugut gjatë Botërorit 2022 në Katar. Si dhe ka denoncuar firmën e një kontrate sponsorizimi personale të Eto’o me një kompani bastesh sportive. Me pak fjalë, nuk ka paqe për ish-goleadorin e njohur.

sfidanti.al