India hyn në hartën e vendeve superfuqi në organizimin e evenimenteve të mëdha të motorsportit. Moto GP debuton në pistën e vendit aziatik këtë fundjavë. “Buddh International Circuit” hap dyert me shumë të panjohura për njerëzit e çmendur të garave mbi dy rrota. I ndërtuar pranë Nju Delhit, cirkuiti është projektuar nga arkitekti gjerman Hermann Tilke.
E gjatë 5.1 km, kjo pistë mund të presë edhe garat e Formula 1. Shumë e shpejtë, 8 kthesa nga e majta dhe 5 nga e djathta, pista premton spektakël ndërsa pilotët janë siguruar që plotëson të gjitha kushtet e sigurisë. 12 metra e gjerë dhe me distanca rreth 1500 metra nga barrierat e sigurisë në të gjitha pjesët, ndërsa gjatë kohëve të fundit janë bërë ndryshime të rëndësishme të bazuara në standartet e sigurisë. Tre orë është diferenca me orën tonë zyrtare ndërsa në këtë pistë do të gatojnë të gjitha kategoritë e motoçiklizmit duke nisur që nga Moto 3 e për të vijuar me Moto 2 dhe Moto GP. Një garë me shumë të papritura, të gjithë në ndjekje të italianit kampion bote në fuqi, Pecco Bagnaia.
sfidanti.al