Drejt Japonisë 22 pilotët e Formula 1 shkojnë të gjithë me një bindje të madhe, Max Verstappen kampion bote për herë të tretë rresht. Është vetëm çështje kohe që piloti holandez të zyrtarizojë rrugëtimin pothuajse perfekt të këtij sezoni që u prish nga një njollë në Singapor që për Ferrarin është një rreze shprese. Suzuka prezanton duele të tjera interesante por ndoshta për herë të parë pas shumë kohësh, ngre pikëpyetje edhe për formën e makinës Red Bull që po has vështirësi dhe këtë nuk e reflektoi vetëm në Singapor.
Me 374 pikë Verstappen kryeson i vetëm i ndjekur nga Perez me 223 dhe Hamilton me 180 por në krahun tjetër, rritja e Ferrarit dhe Mercedes mund ta bëjnë edhe më interesante këtë pjesë të fundit të sezonit. Edhe vetë në skuadrën e kuqe situata zien pasi kuotat e Leclerc kanë rënë ndërsa Sainz duket se ka fituar pozicione ne hierarkinë brenda bokseve të kuqe e tashmë spanjolli mund të sulmojë vendin e katërt të Alonsos. Kjo ndalesë në Japoni mund të dhurojë informacione të reja edhe në lidhje me klasifikimin e konstruktorëve ku Red Bull mbetet në krye por beteja e madhe është ajo mes Ferrarit ndjekës dhe Mercedes GP.
sfidanti.al