Rafael Nadal është aktualisht në fazën e fundit të rikuperimit nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit. Gjatë vitit të fundit, 37-vjeçari ka munguar kanë ndodhur shumë ngjarje në botën e tenisit teksa është konfirmuar gjithnjë e më tepër një fenomen si Carlos Alcaraz që aktualisht është në kuotën e dy trofeve Grand Slam.
“Mos u nxitoni në gjykimet për Alcaraz. E di që në të gjithë presim që ai të ketë një të ardhme të madhe, ka fuqinë dhe ambicien që i duhet. Por, në karrierën e një atleti mund të ndodhin shumë gjëra të cilat ndikojnë negativisht. E kam pak të vështirë ta këshilloj, nuk jam i mirë në këtë rol. Unë asnjëherë nuk kam mësuar nga fjalët, por kam mësuar nga shembujt dhe nga eksperienca. Por, nëse është diçka që mund t’i them Alcaraz është se nuk duhet të kënaqet kurrë, duhet të mendojë gjithnjë për t’u përmirësuar. Të paktën kështu duhet të mendojë pasi është e vetmja mënyrë për të qëndruar i motivuar”.
Gjithsesi, specialistët besojnë se spanjolli do t’i thyejë të gjitha rekordet që janë në lojë e që janë vendosur nga emra si Nadal, Federer e Djokovic.
sfidanti.al