Klauzola 1 miliardëshe, politikë e Barcelonës

Që kur klauzola e lirimit prej 222 milionë eurosh e Neymar u pagua nga Paris Saint-Germain në vitin 2017, Barcelona ka ndryshuar strategjinë. Klubi katalan ka plot nëntë lojtarë në skuadër që kanë një klauzolë marramendëse lirimi prej 1 miliard eurosh, ku i fundit është Alejandro Balde.

Barça e lidhi Balde me një kontratë të re 5-vjeçare dhe mund ta merrni me mend se cila është klauzola e tij e lirimit. Ansu Fati, Jules Kounde, Pedri, Gavi dhe Ronald Araujo janë vetëm disa nga lojtarët me klauzolë marramendëse. Strategji për të mos u surprizuar më sepse yjet katalanas mund të rriten të qetë dhe vetëm Barcelona ka të drejtën t’i lejojë të largohen.

Sfidanti.al