Broja plotësisht i rikuperuar, gati për Kombëtaren

Armando Broja nukka më asnjë problem fizik apo pengesë që mos ta lejojë të luajë. Lajm i mirë për Shqipërinë dhe Chelsean që do ta ketë të gatshëm që këtë fundjave për sfidën me Man. City. “Daily Mail” shkruan se sulmuesi i Kombëtares shqiptare është rikthyer në stërvitje të plotë me blutë në Cobham.

Pas dëmtimit të ligamentit në muajin dhjetor në një miqësore kundër Aston Vilës, futbollisti do të luajë të paktën një nga ndeshjet për ekipin U-21. Në kalendar, skuadra e të rinjve u përball dje me Lutonin, teksa Broja nuk ishte, por për të zbritur në fushë është projektuar takimi i së premtes kundër Man.Sitit U-21 dhe ndaj Northampton U-21 të martën e ardhshme. Rikthimi i tij në ekipin kombëtar do të shtojë një alternativë më shumë për trajnerin Sylvinho që do të ketë paketën e plotë të sulmesve në dispozicion.

sfidanti.al