“Santiago Bernabeu” me një rekord të ri

Stadiumi i Realit të Madridit, Santiago Bernabeu është përuruar me një rekord të veçantë. 500 milionë euro ka kushtuar për t’u transformuar në një kompleks të gjeneratës së re por nuk bëhet fjalë për këtë.

Në ndeshjen kundër Union Berlin, mbrojtësi Lucas Tousart, mori një karton të verdhë pas vetëm 40 sekondash lojë për një faull ndaj Luka Modricit, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të Rameloë, i cili u ndëshkua pas pak më shumë se dy minutash në 1998, kur mbante veshur fanellën e Bayer Leverkusenit. Rekord shumë i veçantë që sipas të gjitha gjasave do të kërkojë vite e ndoshta dekada për t’u thyer por e sigurt është që shtatlarti francez do ta mbajë mend gjatë këtë ndeshje.

sfidanti.al