Vllaznia e koshit “dorëzon” kupat

Ekipet e basketbollit te Vllaznise nuk do te marrin pjese ne Kupen e Federates qe do te startoje javen e ardhshme. Ky eshte vendimi qe ka marre Shoqata e Basketbollit Vllaznia duke mos konfirmuar pjesmarrjen ne kete aktivitet te pare te ketij sezoni qe organizohet nga Federata perkatese.

Drejtuesit e shoqates bejne te ditur se arsyeja e mosmarrjes pjese eshte ana financiare. Aktiviteti zgjat disa dite dhe akomodimi ne Durres apo Tirane do t’i kushtoje jo pak atyre. Per me teper qe edhe fondet e Bashkise ende nuk jane levruar pas aprovimit te projektit te ri.

Ne keto rrethana, ne Kupen e Federates qe do te filloje te henen e ardhshme dhe do te mbaroje me date 29 shtator, si tek ekipet e meshkujve ashtu edhe tek femrat, do te mungoje emri i Vllaznise.

Ne fakt ka edhe ekipe te tjera qe nuk do te marrin pjese ne kete aktivitet sepse tek meshkujt sipas shortit te hedhur, mesohet te jene 6 ekipe pjesmarrese, ndersa tek femrat 5.

Tek Kupa e meshkujve Beselidhja e Lezhes qe drejtohet nga trajneri shkodran Afrim Bilali jo vetem qe do te marre pjese, por edhe do te synoje ta nise mbare sezonin e ri duke e fituar kete trofe.

sfidanti.al