Varstappen kundër zërave kritikë

Max Verstappen ju përgjigj në mënyrë direkte atyre që flasin për një rritje të interesit për Formula 1 pas disfatës në Singapor të Red Bull, që po dominonte më parë kampionatin duke u shfaqur e pakonkurrueshme si skuadër.

Nuk besoj se ishte diçka e keqe ajo që po ndodhte në Formula 1, pasi ishim thjesht më të mirë se gjithë të tjerët. Nëse njerëzit nuk arrijnë ta vlerësojnë, atëherë nuk janë tifozë të vërtetë, por kështu shkojnë gjërat“.

Në Marina Bay, kampioni i botës dhe skuadra e tij përjetuan të parin Çmim të Madh negativ të këtij sezoni. Ku as ai dhe as Sergio Perez nuk ja dolën të fitonin. Megjithatë, holandezi preferon të shikojë përpara.

Sinqerisht që nuk i kushtoj vëmendje këtij aspekti, për sa më përket thjesht u mposhtëm, por nuk besoj se kjo ishte pozitive për Formula 1. Për këtë motiv isha i qetë, pasi ne nuk bëmë mirë dhe të tjerët bënë një punë më të mirë se ne. Natyrisht që merituan të fitonin, por nuk duhet të arrihet deri aty sa të thuhet se gara po bëhej e mërzitshme ngaqë fitonim vetëm ne“, deklaron holandezi.

sfidanti.al