Xhaka shkëlqen në fitoren e Bayer Leverkusen

Bayer Leverkuseni e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të fazën e grupeve të Ligës së Evropës kundër Hacken me rezultatin 4-0 por ajo që ra në sy këtë ndeshje ishte forma e jashtëzakonshme e vëllait më të vogël të familjes Xhaka. Granit Xhaka udhëhoqi mesfushën e skuadrës gjermane dhe dhuroi një asist në golin e dytë të shënuar nga Amine Adli.

Florian Wirtz, Victor Boniface e Jonas Hofmann shënuan golat tjerë për Leverkusen. Xhaka ishte një nga më të mirët në fushën e lojës ndërsa ai u zëvendësua në minutën e 75-të. Për këto minuta ai u vlerësua me notën 8.3 nga SofaScore, sepse përveç asistit ai kishte edhe tjera statistika pozitive. Disa pasime të rëndësishme dhe katër duele të fituara nga pesë në total.

sfidanti.al