Trajneri Ilir Daja ka vlrësuar paraqitjen e Ballkanit pavarësisht humbjes minimale në Çeki kundër Viktoria Plzen.
“Në fazën e mbrojtjes kemi bërë goxha mirë. Kemi pasur edhe ne situatat tona. Me një kundërshtar si Plzeni, në stadiumin e tij, kemi bërë një ndeshje të mirë karshi një kundërshtari shumë të fortë. Rastet që i kemi krijuar ishin me qarkullim të topit. Kemi bërë gjithçka mirë në këtë ndeshje të vështirë”.
Në vijim ai u ndal tre kalendari duke kërkuar që federata të jetë më shumë mirëkuptuese ndaj një skuadre që luan edhe në Europë.
“Duhet të kemi më shumë mirëkuptim për orarin në Superligën e Kosovës, pasi që Ballkani përfaqëson futbollin e Kosovës. Goli u shënua me devijim dhe fati ishte me kundërshtarin. Kam çka t’iu tregoj çunave. Ka shumë gjëra pozitive kjo ndeshje. Nuk fshihemi në fushë. E kontrollojmë topin më shumë se kundërshtari”.