Trajneri i Dinamo City, Gigi di Biagio ka luajtur shumë derbi në jetën e tij dhe në prag të sfidës kundër Partizanit, ai rrëfeu për mediat eksperiencën që ka pasur në sfida të tilla me kaq shumëpërgjegjësi.
“Derbi është një ndeshje e bukur sepse të jep adrenalinë dhe nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat. Duhet të dimë të menaxhojmë emocionet sepse lojtarët dallohen pikërisht në këto momente ku dinë si të menaxhojnë emocionet dhe presionin. Duhet të jemi të qetë. Kam luajtur shumë derbi në karrierën time. Ndoshta më i vështiri që kam luajtur është Lazio-Roma por edhe Milan Inter që është një nga më të bukurit në botë. Kam luajtur edhe të tjerë si psh. Brescia-Atalanta që është shumë i vështirë madje edhe Foggia – Bari dhe më duhet të them se janë ndeshje të bukura. Sipas meje lojtarët duhet të ndihen me fat që luajnë të tilla ndeshje prandaj nuk duhet ta ndiejnë si një peshë apo vështirësi. Duhet të mendojnë vetëm për futbollin sepse është diçka e bukur”.
sfidanti.al