Një shqiptar tjetër bën pjesë në një sondazh të UEFA-s. Pas Jasir Asanit që fitoi garën për golin më të bukur të muajit shtator, këtë herë është radha e Ernest Muçit i cili është klasifikuar në sondazhin për futbollistin e javës në Europë. Në faqen e UEFA-s është hapur votimi ku sulmuesi kuqezi figuron pas dygolëshit të shënuar në ndeshjen që Legia e Varshavës fitoi me Aston Villa-n.
Ai u bë heroi i Legias së Varshavës, duke shënuar dy gola në minutën e 26-të dhe 51-të kundër Aston Vilës. Tre rivalët e tij janë Kozulj (Zrinjski), Piotrovski (Ludogorets) dhe Ranieri (Fiorentina), ku të gjithë shënuan dopietë.
sfidanti.al