Nagelsmann ka detyrën e vështirë të nxjerrë Gjermaninë nga “balta”

Julian Nagelsmann do të drejtojë Gjermaninë në Euro 2024 pasi u emërua trajneri i ri i kombëtares pas largimit të Hansi Flick. Ish-trajneri i Bayern Munchen ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri në fund të korrikut 2024. Sandro Wagner dhe Benjamin Gluck do të punojnë si ndihmës të tij me kombëtaren.

“Julian Nagelsmann do të drejtojë ekipin kombëtar të Gjermanisë në Kampionatin Evropian vitin e ardhshëm. Trajneri 36-vjeçar nënshkroi sot një kontratë në kampusin e DFB në Frankfurt am Main deri më 31 korrik 2024”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë Nagelsmann deklaron:

 “Ne kemi një kampionat evropian në vendin tonë. Kjo është diçka e veçantë, diçka që ndodh çdo disa dekada. Unë kam një dëshirë të madhe për të marrë përsipër këtë sfidë. Ne do të jemi një grup i lidhur ngushtë vitin e ardhshëm”.

sfidanti.al