Dy herë kampioni i botës, Max Verstappen u ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve me një fitore force në Suzuka të Japonisë. Holandezi fshiu gjithë zhgënjimin që shkaktoi Singapori duke i dhuruar matematikisht titullin e konstruktirëve makinës Red Bull edhe pse Sergio Perez regjistroi një garë shumë të keqe i penalizuar dy herë për sjelljet e parregullta në pistë e më pas i tërhequr nga gara.
Në podiumin e Çmimit të Madh të Japonisë shkojnë edhe Norris e Piastri me dy makinat McLaren që fitoi betejën direkte me skuadrën Ferrari ku Leclerc i pozicionuar i katërti dhe Sainz i gjashti. Vendi i pestë për Mercedesin e Hamilton ndërsa shtatëshen e parë e kompletoi George Rusell.
sfidanti.al