Tek filmi në kinema, akoma mbahet gjallw batuta: “ Na rrahin për hiçmosgjë”. Tek filmi në Superligë, kanë filluar të thonë se “Dinamon po e rrahin tani ..edhe për shkak të mbiemrit ! Ç‘ishte kjo Dinamo Siti? Nga na erdhi? Nga qielli apo nga toka? Pra nga futbolli apo nga politika? Ishte një gabim i atyre që u morën me “tredhjen” e mbiemrit apo gabimi i madh shkon tek tifozët e Dinamos, tek “pronarët e nëndetëses”, që bëhen si dele edhe pse i ndryshojnë emrin edhe qytetin ku kanë lindur…
Në kohën e artë, kur Dinamo të telendiste në fushë, pa dhunë, pa të lënë shenja, por me një stil elegant, për t’i prishur biografinë thuhej se ishte ekip i Ministrisë së Brëndshme. Në kohën e sotme, ku pronarët bëjnë rrokadë brenda natës, s’ka burrë none ta dijë se nga cila Ministri apo.. Kryeministri varet Dinamo.
Një fakt i denjë për “Ginesin tonë”: kur i gdhinë me mbiemër anglez, pra “Dinamo City” , si nuk doli një dinamovit nga nëndetsja, sa për shenjë që tregonte se janë gjallë , të pyeste: mos u çmendet me këtë Dinamo Siti? Kot qënkemi qarë për FSHF-në që na vodhi shtëpinë, sepse politika na “vodhi” mbiemrin edhe qytetin e lindjes…
Sfidanti.al