Veprimtaria mbarëkombëtare e basketbollit midis skuadrave të Kosovës dhe Shqipërisë, Liga Unike, do të vazhdojë edhe këtë edicion, por do të nisë vitin tjetër me një ndryshim. Kështu, kanë marrë vendim Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) dhe Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), pas një takimi të përbashkët që kanë zhvilluar të enjten në Prishtinë.

