Phoenix, Sacramento e Atlanta në të shkuarën e snobuan por sot Luka Doncic po i bën ta qajnë sepse ai u shpall lojtari më i mirë i perëndimit dhe arriti finalen me Dallas që në vitin 2018 i besoi duke e zgjedhur në draft. Në moshën 19-vjeçare, slloveni u zgjodh lojtari më i mirë i Europës por për fat të keq as kjo nuk mjaftoi që ai të tërhiqte vëmendjen e skuadrave të NBA, ndërsa sot ka marrë për dore skuadrën teksane duke rikthyer në kujtesë kohët e lavdishme të Dirk Nowitzkit.
36 pikë në ndeshjen e fundit të finales së perëndimit në Minesotta. Dominues absolut i koshit amerikan ku eropianët konsiderohen pak ose aspak por Phoenix, Sacramento e Atlanta me siguri që sot duhet të reflektojnë pasi në vitin 2018 zgjodhën respektivisht Deandre Ayton, Marvin Bagley e Trae Young. Sacramento në atë kohë kishte si menaxher të merkatos Vlade Divac dhe edhe pse ai e njohte mirë sllovenin, zgjedhja e bërë kishte sfond patriotik. E njëjta histori edhe me Igor Kokoskov, trajner serb i Phoenix që kishte drejtuar madje edhe Slloveninë në triumfin europian. Zgjedhjen e katërt në draftin e vitit 2018 e kishte pikërisht Dallas dhe presidenti Mark Kuban bëro ndoshta lëvizjen më të zgjuar të karrierës si drejtues i Mavericks.
sfidanti.al