FIFA kërcënon autonominë e kampionateve për shkak të lakmisë

Projekti i FIFA-s për ë ndërhyrë në rregulloret e brendshme të kampionateve për të krijuar kompeticione të reja, mund të rezultojë fatal për futbollin. Sipas “The Sun”, FIFA planifikon që të imponojë një rregull sipas të cilit, kampionatet nuk duhet të kenë më shumë se 18 skuadra për të reduktuar në 34 numrin e ndeshjeve sezonale dhe në këtë mënyrë, klubet mund të luajnë më pak ndeshje por ky projekt ka ngjallur pakënaqësi. Javier Tebas në Spanjë thekson se humbja e dy klubeve në La Liga është një lajm i keq pasi do të ishin të papunë 70 lojtarë dhe një numër i madh punonjësish në rastin më të mirë. Në këtë mënyrë, Tebas paralajmëron bojkot të Botërorit të Klubeve që do të zhvillohet verën e ardhshme në SHBA. Të njëjtin shqetësim kanë shfaqur edhe në Premier League ku nuk pranojnë që FIFA të imponojë rregulla të reja, ndërsa lojtarët dhe agjentët e tyre duken kundër botërorit për shkak të kalendarit shumë të ngjeshur edhe aktualisht pa një botëror. Momentalisht, kampionate me nga 20 ekipe janë La Liga, Premier League dhe Serie A.

sfidanti.al