Guardiola “shkel” rregullin e pashkruar

Në Angli ka një kryefjalë merkatoje, ai është mesfushori i Bayern Munchen, Joshua Kimmich i cili mund të bashkohet me Pep Guardiolën për të vijuar karrierën në moshën 29-vjeçare. Gjermani që kritikoi publikisht skuadrën për sezonin e mbyllur pa asnjë trofe, kërkon një mundësi të re për të nisur një eksperiencë jashtë Gjermanisë, ndërsa ka edhe një vit në kontratën me klubin bavarez. Guardiola i dha mundësinë Kimmich të debutonte në vitin 2015 me fanellën e Bayern Munchen por për ta transferuar në Premier League, ai duhet të shkelë një rregull të pashkruar të tijin pasi është një nga trajnerët e pakët që nuk preferon të marrë në skuadër lojtarë nga ekipet që ka drejtuar. Ai e ka thyer kërë rregull vetëm dy herë, në vitin 2013 me Thiago Alcantara dhe tre vite më pas me Claudio Bravo. Në lidhje me Kimmich janë të interesuar edhe Real Madrid e Barcelona por Pep duket se i ka marrë masat për ta bindur asin gjerman që të përqafojë projektin e tij në Premier League, një kampionat që e josh me shumë 29-vjeçarin e Bayern Munchen.

sfidanti.al