Perez: Fitorja mbi Dortmund, pikënisja për tirumfin e 16

Finalja e fituar në “Wembley” është pikënisja për triumfin e 16-të. Florentino Perez nuk ngopet me tituj në Champions dhe lajmëron konkurencën se mes Realit të tij dhe këtij kompeticioni ka diçka më shumë.

“Të fitosh Champions League nuk është e lehtë. Mes këtij kompeticioni dhe skuadrës sonë ka një histori dashurie. Lojtarët janë të motivuar dhe rriten me dëshirën për ta fituar. Mes meje dhe një emri si Bernabeu nuk ka rivalitet. Ai ka krijuar këtë dhe për këtë motiv ka më shumë meritë. Ky turne u krijua nga Santiago Bernabeu dhe ‘L’Equipe’ prandaj them se Reali e ka në gjak këtë trofe. Mendoj se këtë ndeshje duhet që ta marrim si pikënisje për triumfin e 16-të. Tifozët janë të lumtur ashtu siç jemi edhe ne. Sot është dita për të falenderuar lojtarët, të cilët janë në ekip. Nuk do të flas për lojtarët e skuadrave të tjera. Jam i bindur se do të qëndrojë edhe një tjetër vit me ne”.

sfidanti.al