Kurimi i Schumacher, 7 milionë euro në vit

Që nga viti 2014 familja e ish-pilotit të Formula 1, Mikael Shumaker ka shpenzuar rreth 70 milionë euro për kurimin e tij, pas aksidentit që pësoi pistën e skive. Bashkëshortja e tij, Korina, ka shitur një pjesë të mirë të pasurisë së familjes, për të siguruar kurat e duhura mjekësore. Siç dihet shtatë herë kampioni botës në Formula 1 po vazhdon mjekimin në shtëpi. Pas më shumë se 10 vitesh nga aksidenti tragjik, në pistën e skive në vitin 2013, gjendja shëndetësore e ish-kampionit të Formula 1, Michael Schumacher mbetet e njëjtë dhe çdo gjë që ndodh me të është një sekret që ruhet me fanatizëm nga familja e tij. Por të njohura janë për të gjithë, sakrificat që po bëjnë familjarët e tij për të siguruar mjekimin e ish-pilotit të Formula 1. Deri tani, sipas të përditshmes angleze “The Sun”, shifra e shpenzuar për kurat mjekësore të ish-kampionit gjerman shkon rreth 70 milionë euro, pra rreth 7 milionë euro në vit. E për të përballuar këto pagesa, duke filluar nga viti 2014 familja Shumaker është detyruar të shesë një pjesë së mirë të pronave të saj. Sepse për të ruajtur privatësinë, shtatë herë kampioni i botës në F1 po e vazhdon rehabilitimin në shtëpinë e tij. Për të garantuar terapitë më të mira për të, bashkëshortja Korina kryesisht ka përdorur kapitalin e grumbulluar nga ish-piloti gjatë krrierës së tij sportive. Pas shitjes në ankand të orëve luksoze të Schumacherit, për 4.4 milionë euro, Corinna ka shitur avionin privat të familjes, që kushton 31.6 milionë euro dhe disa prona, përfshirë vilat që nuk përdoren më.

sfidanti.al