Leclerc flet me lot në sy: Ishte ëndrra ime të fitoja në vendlindje

Ishte fundjava e Ferrarit dhe e Charles Leclerc. Piloti 26-vjeçar arriti të triumfonte në çmimin e madh të Monaco-s. Suksesi bëhet edhe më i veçantë për Leclerc, pasi është fitorja e parë në këtë sezon dhe vjen pikërisht në vendlindjen e tij. Pas garës, piloti i Ferrari-t foli me shumë emocione dhe i prekur për këtë arritje, teksa ka një dedikim për këtë ditë:

“Nuk di se çfarë të them, ishte një garë shumë e vështirë pasi vinim nga një tjetër “Pole-Position”, por pa rezultate. Fitore që e kam ëndërruar gjithmonë. Gjatë gjithë garës mendoja për tim atë. Falë tij jam ky që jam sot. Ishte edhe ëndrra e tij dhe u realizua”.

Më tej, Leclerc foli për garën e MonteCarlos, ku nuk e humbi për asnjë moment kryesimin në cirkuitin që konsiderohet nga më të vështirët për të kryer parakalime:

E dija që gomat dhe makina ishin në gjendje perfekte. Një falënderim i veçantë për të gjithë që më ndihmuan në këtë sfidë. Udhëzimet nga skuadra ishin të duhurat dhe i përgëzoj”, mbylli deklaratën e tij piloti i Ferrarit.

 

sfidanti.al