Në finalen e këtij sezoni, tifozët e Boston Celtics do të kenë përballë një nga armiqtë më të përbetuar të skuadrës nga Masacusets, Kyrie Irving. Trajneri i tij, Jason Kidd e cilëson Batman, një hero kontrovers dhe problematik. 32 vjeç sot, 8 herë në All Star me 4 skuadra në karrierën e tij por eksperienca e fundit në Dallas është më fantastikja për të, jo vetëm sepse ka arritur finalen e NBA por sepse luan përkrah një prej lojtarëve më të mirë të sezonit, Luca Doncic me të cilin në parket argëtohet. Në vitin 2017 bëri deklaratën bombë duke u shprehur se beson te jashtëtokësorët ndërsa në Cleveland ia kanë djegur fanellat e tij pasi nuk preferoi të qëndronte në hijen e LeBron James.
Në të shkuarën është gjobitur sepse nuk ka pranuar të dalë në konferencat e shtypit ndërsa vendimi për të mos u vaktinuar kundër Covid-19 i kushtoi një pjesë të madhe të sezonit 2021-22 dhe si rrjedhojë më shumë se 100 milionë dollarë nga kontrata me Brooklyn. Në të shkuarën ka bërë armiq edhe tifozët e Celtic pasi premtoi një rinovim kontrate që nuk u bë kurrë dhe në vitin 2019 ngjalli zemërimin e tifozëve e madje në vitin 2021 një tifoz i Boston u prangos pasi e goditi me një shishe. Aktualisht në Dallas ai ndihet komod duke pranuar madje edhe rolin e violinës së dytë e sot është lojtari më i lumtur në botë. Kyrie Irving është ky, talent i pastër por kontrovers, i padisiplinuar dhe rebel i parketit të koshit amerikan.
sfidanti.al